• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shehi: Do të ketë ndryshime në formacion

19/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana luan të enjten (19:00) duelin e kthimit të raundit të parë në Conference League përballë Dinamo Batumit. Bardheblutë e Orges Shehit, e mbyllën në barazim 1-1 takimin e parë kundër rivalëve gjeorgjianë, ndërkohë që në transfertë do të futen në fushë për t’u kualifikuar.

Gjatë konferencës për shtypin, trajneri Shehi theksoi se mund të bëjë ndryshime në formacionin e titullarëve. Ndërkohë që u shpreh se shanset e kualifikimit janë 50 me 50.

NDESHJA – ”Është ndeshja e dytë dhe kemi një informacion më të detajuar. Kërkojmë që të përmirësohemi dhe të bëjmë më mirë nesër. Duhet të jemi vigjilent e të kujdesshëm. Është ndeshje e hapur, 50/50”.

TIRANA – “Unë jam i kënaqur me kontingjentin. Pak rëndësi ka kush e nis nga fillimi dhe kush nga stoli. Në ndeshjen e parë, lojtarët e stolit u futën mirë në fushë, me objektivin e duhur për të ndryshuar ndeshjen”.

FORMACIONI – “Mund të ketë ndryshime nesër në formacion. Kur të futen ata nga stoli duhet të jenë të zotë të bëjnë mirë. Duke patur një grup të plotë nuk ka rëndësi kush e fillon, por të japim më të mirën e mundshme”.

FORMA – “Është e mirë, na është bashkuar edhe Kaina. Grupi është i plotë. Lushkja është lojtar i rëndësishëm. Ndeshjen e parë e nisi nga stoli dhe shënoi. Nesër mund ta nisë nga fillimi”.

Next Post

Evra shpjegon pse Zidane ka qenë i suksesshëm si trajner

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.