Laçi – Partizani është një nga ndeshjet e javës së 29-të të Superiores që do të luhet ditën e shtunë në orën 15:00.
Demat do të udhëtojnë në transfertë, ku do të kërkojnë edhe rikthimin te fitorja në kampionat.
Dhe pikërisht para kësaj sfide për Orges Shehi ka lajme të mira. Partizani është plotësuar dhe tashmë të gjithë lojtarët janë vënë nën urdhrat e timonierit durrsak. Të gjtihë lojtaret që ishin të angazhuar me kombëtaret dhe Maguette janë rikthyer në skuadër dhe tashmë kanë nisur stërvitjen për duelin me kurbinasit.
Në këtë mënyrë Shehi do të ketë mundësinë e zgjedhjeve të më të mirëve ndaj bardhezinjve, me “demat” që bëhen “top” për këtë takim. Kujtojmë se aktualisht Partizani mban vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit me 46 pikë, 3 pikë pas Vllaznisë së vendit të dytë.