Thursday, 23. July 2026
Sport

Shehu refuzon Olympiacosin, gradohet në kapiten te Lodzi

GS 23/07/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Juljan Shehu edhe në sezonin 2026/27 do të jetë pjesë e Widzew Lodzit, ekipit që bën gara në Superligën e Polonisë.

Shehu ka vendosur të mos largohet nga ekipi polak edhe pse kishte ofertë nga Olympiacosi i Greqisë, ndërsa për këtë veprim është shpërblyer nga Lodzi.

Klubi polak, ka njoftuar se Shehu do të jetë kapiten i ekipit për sezonin e ri, duke e konfirmuar 27-vjeçarin si njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm.

Shehu ka kontratë me skuadrën polake deri në vitin 2028 kurse sezonin e fundit, ai pati 5 gola dhe po aq asistime në të gjitha garat.

Ai është pjesë e Widzew Lodzit prej vitit 2022 kurse me fanellën e Shqipërisë ka 11 ndeshje të luajtura prejse debutoi në vitin 2025.

Teilen: