• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sheikët duan Brojën, Newcastle synon të marrë sulmuesin “kuqezi” në janar

19/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me siguri që duhet të jetë tepër i lodhur nga e gjitha kjo. Armando Broja mbetet në ajër, ndërsa sa më shumë afron janari, aq më shumë shtohen zhurmat në tregun e futbollit.

Historia e fundit është për interesimin e Newcastle për shërbimet e sulmuesit “kuqezi”, me trajnerin Eddie Howe që kuptoi se nuk mund të përballojë sezonin vetëm me dy lojtarë ofensivë si Isak e Wilson.

Chelsea do të kërkonte deri në 30 milionë euro për kartonin e 22-vjeçarit, ndërsa trajneri Pochettino e ka bërë të qartë se nuk mund ta lejojë largimin e tij pa një përforcim të rëndësishëm.

Nëse Viktor Osimhen, ose ndonjë tjetër sulmues i shquar, do të vinte në “Stamford Bridge”, atëherë Broja padyshim që do të vendoste të largohej, pasi konkurrenca do të ishte e papërballueshme me pretendentët e tjerë si Jackson e Nkunku.

Sidoqoftë, a do të ishte Newcastle ekipi i duhur për të?

Jo edhe aq, pasi nëse Isak e Wilson janë në formë, shqiptari do të mbetej në stol. Pritet që Broja të zgjedhë, ndërsa West Ham është interesuar gjithashtu për të. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e ka treguar se nëse luan rregullisht, siç ndodhi te Southampton gjithnjë në Premier League, ai mund të jetë një “yll” i vërtetë i kampionatit anglez. /i.m /abcnews.al

Next Post

Deklarata e papritur e Tibo Kurtua: Nuk do të jem në Europian, më mirë të jem i sinqertë me Belgjikën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.