Tuesday, 27. January 2026
Sport

Sheikët e Premier Ligës këmbëngulin, 90 milionë euro për të marrë në janar yllin e Juves

GS 27/12/2023 1 Min. Lesezeit

Në Angli Dushan Vlahoviç ka shumë simpatizantë, duke nisur nga Arsenali, Mançester Junajtid e Çelsi, por ndërkohë duket se Njukasëlli është i fiksuar keq me serbin e Juventusit dhe në çdo dritare merkatoje nuk nguron që të tentojë për ta pasur të vetin.

vlahovic

Fakti që princi i Arabisë Saudite ka para për të shpenzuar, nuk është se kërkesa prej 80 milionë eurosh që ka pasur Juventusi edhe në verën që lamë pas e tremb.

Përkundrazi, ai për të provuar të joshë “zonjën e vjetër” dhe ka e dërguar në 90 milionë euro ofertën për Vlahoviçin, për ta bërë të vetin që në merkaton e janarit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: