E ardhmja e Pol Pogba vazhdon të jetë në dyshim. Mesfushori francez u kthye nga Arabia Saudite pasi kishte refuzuar ofertën që i kishte bërë Al Itihad për t’iu bashkuar Benzema dhe Kante në radhët e këtij klubi.
Francezi dëshiron të luajë në Euro 2024 me përfaqësuesen e tij ndaj kjo ishte arsyeja pse nuk dëshironte të lëvizte nga Europa, ndonëse oferta që kishte marrë ishte shumë tunduese. Lojtari është shfaqur sot në ambientet e klubit të Juventusit duke kryer vizitat e zakonshme mjekësore para fillimit të fazës përgatitore.
Por duket se telenovela arabe nuk është mbyllur. “La Gazzetta Dello Sport” bën të ditur se pasi refuzoi një ofertë prej 100 milionë eurosh për tre vite, futbollistit i ka mbërritur një tjetër ofertë nga i shtet, këtë herë të përmirësuar ndjeshëm.
Me propozimin e ri, Pogba do të përfitonte 50 milionë euro në vit për tre sezonet e ardhshme. Por sa i përket ofertës së dytë, nuk dihet nëse ka mbërritur nga Al Itihad apo nga Al Ahli, një tjetër klubi i cili kishte menduar për të afruar francezin gjatë merkatos së verës.
PANORAMASPORT.AL