Sunday, 22. March 2026
Sport

Sheikh Mansour një herë e ka shikuar Cityn nga tribunat, sonte do të jetë hera e dytë në “Ataturk Olympic”

GS 10/06/2023 1 Min. Lesezeit

Sonte zhvillohet finalja e madhe e kompeticionit më të fortë në Europë, UEFA Champions League, mes Interit dhe Manchester Cityt.

Pronari i Manchester Cityt, Sheikh Mansour pritet të jetë në tribunat e stadiumit “Ataturk Olympic”, shkruan Lajmi.net

  

Dhe këtë sheiku arab po e bën për herë të parë pas 13 viteve. Ai s’ka qenë i pranishëm as në finalen e sezonit 2021/22 ku City luajti ndaj Chelseat në Porto të Portugalisë.

Kjo prite të jetë ndeshja e tij e dytë që e shikon që kur e bleu klubin në vitin 2008. Kurse ndeshja e parë ka qenë në vitin 2010, ku Manchester City kishte fituar 3 me 0 ndaj Liverpoolit.

Mansour do të jetë i shoqëruar në tribuna me presidentin e klubit, Khaldoon al-Mubarak./Lajmi.net/

 

  


Teilen: