Sot u luajtën katër ndeshje të vlefshme për javën e 32-t të Premier Ligë. Liverpuli mposhti Uest Hem me rezultatin 2-1, duke hedhur tjetër hap të sigurt drejt titullit kampion.
Çelsi nuk shkoi më tepër se barazimi 2-2 ndaj Ipsuiç. Në këtë rast përfitoi Njukasëll, që fitoi 4 me 1 përballë Mançester Junajtid. Kështu shtohen shanset për qenë në Champions.
Ullvërhempton mposhti Totenhemin me rezultatin 4-2. Kështu në total u shënuan 18 gola në katër ndeshje.
RENDITJA E PREMIER LIGË
PANORAMASPORT.AL