Tuesday, 19. May 2026
Sport

Shënohet goli i parë në “El Clasico”, Barcelona në epërsi

GS 28/10/2023 1 Min. Lesezeit

Barcelona po përballet me Real Madridin në kuadër të xhiros së 11-të në La Liga.

Barcelona ka arritur ta marr epërsinë në minutën e shtatë, pasi Ilkay Gundogan shfrytëzon gabimin në mbrojtjen e Realit.

Ky është takimi i parë ndërmjet këtyre dy skuadrave për këtë edicion.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Estadio Olimpic Lluis Companys” në Barcelonë.

Deri më tani Reali ka tetë fitore, një barazim e një humbje dhe ka grumbulluar 25 pikë, kurse Barcelona ka shtatë fitore e tri barazime dhe ka 24 pikë. /Lajmi.net/

Teilen: