Wednesday, 1. April 2026
Sport

Shënoi dy gola në kampionat, Ernest Muçi zgjidhet në formacionin e javës në Poloni

GS 04/09/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Legia Ëarsaë, pjesë e së cilës është dhe anësori i sulmit të Kombëtares shqiptare Ernest Muçi arriti një fitore fantastike këtë javë në kampionatin polak, ku arriti të triumfojë me rezultatin e thellë 3 me 1, fitore në të cilën protagonist ishte dhe talenti shqiptar i sulmit,

Sulmuesi i kombëtares shënoi në minutën e gjashtë të takimit, teksa shfrytëzoi në maksimum një pasim nga portieri i tij.

 Në pjesën e parë, miqtë barazuan shifrat, por mendoi sërish Muçi për të kaluar në avantazh skuadrën e tij, me anë të një goditjeje fantastike brenda zonës.

Falë kësaj performance Muçi ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në formacionin e javës të Kampionatit polak, ndërkaq kujtojmë se këta ishin dy golat e parë për Muçin në kampionatin polak, në pesë ndeshje të zhvilluara në këtë sezon.

Teilen: