• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shënoi golin e vetëm për Barçën, mesazhi i ashpër i Gyndoan: Nuk kam ardhur të humbas

30/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ksavi Hernandez analizoi humbjen në “El Clasico” (1-2) duke u bazuar në faktin se Barça nuk e meritonte këtë rezultat. Trajneri foli për një paraqitje të mirë për një orë, ndonëse përmendi dhe mangësi të ekipit siç ishte mungesa e efektivitetit. Gavi ngriti tonet pak më vonë, duke shtuar: “Nuk mund të jemi kaq të përgjumur”.

gyndogan

Por ishte Gyndoan ai që bëri autokritikën më të ashpër në adresë të ekipit. Lideri i heshtur i dhomës së zhveshjes ngriti zërin për t’u ankuar, më shumë se për lojën, për qëndrimin, për konformitetin. Gjykime vlerësuese që tronditën skuadrën. Ai nuk përmendi teknikun dhe nuk dha emra.

“Unë vij nga dhomat e zhveshjes dhe padyshim që njerëzit janë të zhgënjyer pas një ndeshje të tillë, të rëndësishme dhe një rezultati kaq të panevojshëm. Por reagimi nga dhomat e zhveshjes nuk u duk i mjaftueshëm. Do të doja të shihja më shumë zemërim, më shumë zhgënjim, më shumë inat. Kjo është pjesë e problemit”, deklaroi fillimisht Gyndoan.

Gjermani ka shkuar dhe më tej: “Nuk kam ardhur këtu për të humbur këto lloj ndeshjesh apo për të lejuar që këto boshllëqe të hapen. Secili duhet të marrë pjesën e fajit. Unë gjithashtu kam përgjegjësi si lojtar veteran që të mos lejoj që këto gjëra të ndodhin me ekipin”.

Këto deklarata të forta të Gyndoanit kanë bërë që klubi të lëvizë, teksa të mërkurën kur Barça të kthehet në stërvitje të ketë autokritikë.

Ndërkaq vetë Gyndoan, pas deklaratës ka përçuar dhe një mesazh tjetër me tone më të zbutura: “Duhet të mësojmë nga kjo humbje dhe të shohim përpara”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Blesa i Prishtinës fiton çmimin “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.