• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shënoi më finale, Giroud ngre trofeun e parë në Amerikë

26/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Chelsea-t dhe Milanit, Olivier Giroud, ishte një nga golashënuesit e fitores 3-1 të Los Angeles FC ndaj Sporting Kansas City 3-1 në finalen e US Open Cup.

37-vjeçari, i cili iu bashkua klubit të bregdetit perëndimor pasi u largua nga Milani në fund të sezonit të kaluar, goditi nga afër për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij në minutën e 53-të.

Erik Thommy i Kansas City barazoi për ta çuar lojën në kohën shtesë, kur mbrojtësi meksikan Omar Campos dhe sulmuesi i Sierra Leones Kei Kamara shënuan për të vulosur fitoren 3-1 të Los Angeles FC.

Për Giroud, i cili u tërhoq nga përfaqësuesja e Francës në korrik si golashënuesi rekordmen me 57 gola, ky sukses ishte i rëndësishëm pas humbjes në finalen e Kupës së Ligës në gusht përballë Columbus Crew.

“Kam ardhur këtu për të fituar trofe dhe për të luajtur një finale të tillë. Isha shumë i trishtuar dhe i zhgënjyer për ekipin në lidhje me Kupën e Ligës.

“Ne kemi pasur një ecuri të vështirë këto javët e fundit, por ne qëndruam së bashku dhe me të vërtetë donim ta fitonim këtë trofe për tifozët, për klubin. Ka rëndësi për mua, për djemtë dhe jam shumë i lumtur që kam shënuar në këtë finale”.

Image

Image

Image

 

Next Post

Mikel Arteta: “David Raya ka një dëmtim muskulor”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.