• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shënon çdo 75’, Lautaro në Olimpin e bomberëve elitarë. “Demi” i lë pas të gjithë

24/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lautaro Martinez nga Bahia Blanka, i quajtur ndryshe “demi”, si nga shokët e skuadrës dhe nga rivalët, të cilët i ka dëmtuar, e ka nisur me një ritëm të frikshëm sezonin. Me këtë shpejtësi të paprecedentë ai po hyn në një dimension të ri, duke u konsideruar jo vetëm një talent, por edhe një prej “të përzgjedhurve”.

lautaro

Gjithmonë e më shumë po shndërrohet në fenomen, nga ata të cilët lënë numrat të flasin. Këtë sezon ka shënuar 12 gola në 11 ndeshje dhe duke numëruar minutat, zbulojmë se ai feston mesatarisht çdo 75 minuta.

Të shtunën kundër Torinos ai përdori gjithashtu kokën për herë të parë këtë vit për të dënuar një rival, ndërsa pa edhe rënien e Milanit ndaj Juves duke rimarrë kreun e Serisë A.

Në këtë pozicionim, është padyshim gjurma e tij dhe ajo e shokut të tij të ri të reparti Turam, që duket se ka mbërritur në Milano për t’i liruar litarin “demit” të tërbuar.

REKORD – Duke përjashtuar Serh Zhurasin, guineasin e Shtutgartit që nuk luan në Ligën e Kampioneve, por ka pasur një rendiment të pabesueshëm (14 gola në 8 ndeshje, me një gol në çdo 46 minuta), Lautaro martinez nuk ka rivalë mes bomberëve të skuadrave të pesë kampionateve kryesore që luajnë në Ligën e Kampioneve.

Xhud Bellingam, ylli më i shndritshëm i Real Madridit, arrin të shënojë çdo 94 minuta (10 gola në 11 ndeshje). Përveç anglezit, edhe dy pretendentët kryesorë për të marrë fronin e lënë bosh nga Ronaldo dhe Mesi, Mbape dhe Haland janë larg argjentinasit zikaltër.

Ylli i PSG-së, emri i madh më i afërt me të, e dërgon topin në rrjetë çdo 88′, ndërsa 9 golat në 11 ndeshje të gjigantit të Guardiolës e kanë dërguar mesataren e tij një në çdo 109′.

Më shumë se një duel, ndoshta, së shpejti do të flasim për një treshe që lufton për fronin botëror dhe nëse më herët ka qenë mëkat të vendosje dikë tjetër në nivelin e të dyve, sot nuk duket e tillë.

454789

NJË FAT – 11 golat e “demit” në 9 ndeshje të Serisë A janë një kërcënim i hapur për të gjithë rivalët. Nëse do të vazhdonte me këtë ritëm të çmendur, në fund të javës së 38-të do të kishte shënuar 46 herë.

Nëse do të shtonim edhe golat e shpërndarë në Kupa (njëri ka mbërritur tashmë në dy ndeshje të Ligës së Kampioneve), mund të imagjinonim fluturimin edhe më lart të Lautaros.

Vetëkuptohet se kjo është në kufijtë e së pamundurës, jo vetëm për shkak të vështirësisë objektive, por edhe sepse argjentinasi ka pasur gjithmonë momente të vogla errësirë, periudha të këqija, në të cilat porta ngushtohet papritur.

Ndodhi në këtë fillim tepër triumfues duke qenë se për tri javë rresht (Milano-Empoli-Sasuolo) “demi” nuk i mprehte brirët.

Megjithatë, kur shënoi sërish, gati një muaj pas herës së fundit, argjentinasi shënoi katër gola në 27′ në Salerno: i ekzagjeruar dhe i pangopur vetëm për të qëndruar në mesatare.

Përpos çështjes numerike, vlen edhe ajo simbolike: skuadra është ngjitur me këmbë e duar pas kapitenit të saj, i cili është një flamur dhe gjithashtu një shembull.

Përgatiti: NISLI GJINI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Malisheva e zyrtarizon dorëheqjen e trajnerit Senad Alirifa

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.