• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, August 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shënuesi më i mirë i Junajtid, Fernandesh: Teknikën e kam mësuar nga Kualjarela

24/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bruno Fernandesh ka zbuluar se cili lojtar ka ndikuar në teknikën tij të ekzekutimit të penalltisë duke e bërë atë lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave të Mançester Junajtidit nga pika e bardhë.

bruno-fernandes-manchester-united-2024-1713039540-134196

Mesfushori portugez e ka gdhendur emrin e tij në librat e historisë së “Djajve”, duke shënuar 36 nga 40 goditjet e para të penalltisë për klubin. Asnjë lojtar tjetër nuk ka shënuar ende 30 penallti për Junajtidin, me Rud van Nistelroin dhe Uejn Runin të dytin dhe të tretin në listë, me 28 dhe 27 penallti të shënuara respektivisht.

Fernandesh ka një ftohtësi të frikshme nga pika e bardhë dhe shumë supozojnë se kjo vjen pjesërisht falë ndikimit të Kristiano Ronaldos, i cili ka shënuar 173 penallti nga 204 në karrierën e tij dhe me të cilin Fernandes ka qenë shok skuadre në nivel klubi dhe kombëtareje gjatë karrierës së tij.

Por duke folur për “Inside United”, Fernandesh tregoi një kuriozitet. “Shumë prej ekzekutuesve të penalltive zgjedhin një krah dhe shkojnë atje. Ata zgjedhin krahun më parë, shkojnë me forcë drejt asaj pike dhe ende shënojnë. Por teknika ime që lexoj lëvizjen e portierëve është diçka që mësova nga Fabio Kualjarela në kohën kur isha në Sampdoria”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Zelanda e Re kualifikohet në Botëror

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.