Sunday, 8. March 2026
Sport

Sheremet Isufi: Urime gazetës “Bota sot”, gjithmonë në përkrahje të sportistëve 

GS 28/06/2023 1 Min. Lesezeit

Legjenda e futbollit, Sheremet Isufi, shënues më i mirë i klubit të futbollit Prishtina në 24 vitet e pasluftës, ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Isufi është prej futbollistëve më të mirë që ka pas Kosova, lojtar i gjeneratës së sakrificës dhe një profil si ai sot i mungon fushës së gjelbër.

“Urime gazetës ‘Bota sot’ e cila ka qenë dhe është gjithmonë në përkrahje të sportistëve, aty ku janë ata. 

Po ashtu edhe ne gjeneratën e sakrificës dhe na kujton ku kemi luajt e ku jemi tash. Uroj shumë sukses për gazetën dhe respekt për gazetarin Kemajl Goca”, ka uruar Isufi.

Teilen: