• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sherr me tifozët, 4 muaj skualifikim për trajnerin e PAOK

30/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dënim shembullor nga Federata Greke e Futbollit për Răzvan Lucescu. Trajneri i PAOK-ut u skualifikua për 4 muaj pas incidenteve të ndodhura në fund të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Greqisë kundër AEK-ut të Athinës, të luajtur më 18 dhjetor dhe humbur me rezultatin 1-0 nga skuadra e Selanikut.

Episodi ndodhi në parkingun nëntokësor të stadiumit. Një tifoz i AEK-ut dhe dy djemtë e tij filluan të provokojnë delegacionin e PAOK-ut dhe në atë moment disa anëtarë të stafit teknik, mes tyre edhe trajneri rumun, sulmuan fizikisht tre personat. Lucesku, sipas pamjeve të mbledhura nga kamerat e vëzhgimit, ka sulmuar njërin prej dy djemve.

Pamjet mbërritën në tavolinën e komisionit disiplinor të Federatës Greke të Futbollit. Sipas gazzetta.gr, vendimi përfundimtar është: ndëshkimi i Răzvan Lucescu me katër muaj pezullim dhe një gjobë prej 15 mijë eurosh. I njëjti dënim u zbatua edhe për bashkëpunëtorët e tij, Pantelis Konstantinidis, Georgios Tsonakas, Georgios Theodoridis dhe Athanasios Kapoulas. Gjatë kësaj periudhe pezullimi, pesëshja nuk do të ketë të drejtë të ulet në stol në ndeshjet e luajtura nga PAOK.

Next Post

Alexander-Arnold pranë transferimit te Reali, Liverpool mendon për zëvendësuesin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.