• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sherr mes Mesit dhe Skalonit në “Marakana”, zbulohen prapaskenat

30/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një rrufe në qiell të hapur vjen nga Argjentina, konkretisht pas një debati në emisionin Radio “TN”, raportohet se në Brazil, pak ditë më parë, me rastin e super sfidës së fituar përballë “Seleçaos” me rezultatin 1-0, për kampionët e botës harmonia papritur është prishur.

gdgfh

Burimi në falë nënvizon për një sherr të ndodhur në dhomat e zhveshjes mes Lionel Mesit dhe Lionel Skalonit, kapitenit dhe trajnerit të përfaqësueses bardhekaltër. Madje, duke marrë shkas nga sa nënvizohet, ndoshta tani mund të kuptohet disi edhe më qartë ajo dalje e papritur e Lionel Skalonit, se pas fitores me Brazilin ai nënvizoi se po mendon që të japë edhe dorëheqjen dhe vazhdimësinë e tij në stolin e kampionëve të botës në futboll. Por sipas Radio “TN”, pikërisht dalja e Skalonit ka bërë që të nervozojë “Pleshtin”, i cili kishte dashur nga ana e trajnerit të tij që këtë diskutim për një largim të mundshëm, ta kishte bërë përpara skuadrës dhe jo në media fillimisht.

Mesi dhe lojtarët e tjerë kanë kërkuar të dinë shkaqet e kësaj sjellje. E gjithë biseda me tone të ashpra mes dy Lionelëve mendohet se ka zgjatur 32 sekonda, madje me Mesin që “pasi ka mësuar lajmin, në momentin që Skaloni ka nisur të flasë, ai i ka ndërprerë fjalën dhe për 32 sekonda me radhë ka shfryrë ndaj Skalonit, përpara se të largohej i nervozuar, përpara të gjithë skuadrës”, raportoi gazetari Horge Rial.

“Në futboll ka kode të caktuara komunikimi dhe nuk është hera e parë që një dalje kaq e fortë e një trajneri ka nxehur futbollistët e tij, aq më shumë kur bëhet fjalë për Mesin, që ndoshta në kombëtare ka edhe fjalën e parë kundrejt pjesës tjetër të ekipit, edhe përtej Skalonit”, vazhdoi Horge Rial.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

“Më frymëzojnë Cristiano Ronaldo, Mbappe e Haaland”, Çuni: Serie A kampionat i denjë për mua

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.