Friday, 21. August 2026
Sport

Sherri masiv pas finales së kupës së botës, FIFA pezullon 4 lojtarë të Argjentinës

GS 21/08/2026 1 Min. Lesezeit

Në një njoftim zyrtar, Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka ndëshkuar kombëtaren e Argjentinës, duke pezulluar disa lojtarë, anëtarë të stafit si dhe federatën.

Ndëshkimin më të rëndë e ka marrë mesfushori Leandro Paredes, i cili është përjashtuar nga fushat e blerta për plot 10 ndeshje ndërkombëtare.

Përveç dënimeve individuale, FIFA ka marrë masa ekstreme edhe ndaj Federatës Argjentinase. Në dy ndeshjet e radhës që kombëtarja do të zhvillojë në shtëpi, kapaciteti i stadiumit nuk do të lejohet të kalojë 50%.

Lista e plotë të sanksioneve disiplinore:

Leandro Paredes: Pezullim me 10 ndeshje.

Nahuel Molina: Pezullim me 7 ndeshje.

Roberto Ayala (Stafi Teknik): Pezullim me 3 ndeshje.

Thiago Almada: Pezullim me 1 ndeshje.

Pablo Martin Paez: Pezullim me 1 ndeshje.

Teilen: