• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shevçenko analizon Milanin: Kuqezinjtë të forcuar, por lëreni Leaon të driblojë

04/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

I intervistuar nga rrjeti “DAZN”, legjenda e kuqezinjve, Andrij Shevçenko, ka folur për momentin e Milanit dhe Rafael Leaos.

shevcenko

Duke komentuar fitoren ndaj Lacios, ukrainasi u shpreh: “Milani është forcuar shumë, por duhet të shohim si do të sillet me skuadrat e mëdha. Por unë mendoj se është një ekip i fortë, i ekuilibruar dhe Dortmundi është brenda mundësive. Për më tepër, Leao është një lojtar brilant, madje edhe driblimin që bëri kundër Njukasëllit nuk m’u duk i tepruar, sepse e tillë është loja e tij. Atij i mungon pak aftësia para porte, prekja përfundimtare. Leao ndërton shumë, ka shumë mundësi. Nuk mendoj se atij i mungon aftësia për të shënuar, atij i mungon aftësia për të përfunduar momentin. Ai bën shumë gjëra të mira, e ndonjëherë ndoshta nuk e arrin golin, por mund të përmirësohet në këtë aspekt.

NË CHAMPIONS – Teksa dy asistet e portugezit u dhanë kuqezinjve fitoren e gjashtë në kampionat, ekipi ruan vendin enë Serinë A së bashku me Interin. Sidoqoftë, sot ka një sfidë tepër delikate në Champions. Sheva nuk bën parashikime, por dukshëm bën tifo për ish-klubin e tij. “Mendoj se tifozët e Milanit mund të ëndërrojnë, skuadra është forcuar këtë vit. Duhet të besojnë, Milani i ka të gjitha mundësitë për të bërë mirë në kampionat dhe në Champions. Gjithçka varet nga grupi, për të fituar, për të krijuar një cikël, duhet të përpiqen të krijojnë një grup djemsh që shkojnë në të njëjtin drejtim, që punojnë shumë”, përfundoi deklaratën e tij Andrij Shevçenko.

PASORAMASPORT.AL

Next Post

Kaos në ndeshjen e futbollit amerikan, dy vajza përleshen në tribuna, një mashkull nokautohet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.