Andrij Shevçenko, ish-sulmuesi i Milanit dhe tani president i Federatës së Futbollit të Ukrainës, foli ekskluzivisht për “La Gazzetta dello Sport” lidhur me futbollin në përgjithësi e duke u ndaluar edhe te zgjedhjet e Milanit të kësaj vere.
Si është të jeni president i Federatës së Futbollit të vendit tuaj?
Po mësoj një punë të re. Jam i interesuar të krijoj një sistem, ne monitorojmë të rinjtë tanë kudo. Keni nevojë për një staf që i kushton vëmendje gjithçkaje. Gjëja që më bën më shumë krenar është rritja e të gjitha skuadrave, edhe në nivel moshash. Edhe në Europian, kalimi në grup, mendoj se është një sukses brenda mundësive tona, pastaj do të shohim.
Flasim pak për vitet tuaja te Milani…
Kisha disa rezultate deri në atë moment pastaj kisha shënuar gola ndaj Realit të Madridit dhe Barcelonës e për më tepër kisha një klub të madh pas meje.
Ndonjë kujtim me shokët e skuadrës që kishit te Milani?
Më i këndshëm në dhomat e zhveshjes ishte Demetrio Albertini dhe pak më seriozi ishte Jap Stam. Pipo Inzagit i ngelte shumë hatri, ndërsa Kostkurta e kishte mendjen që të dukej bukur. Ronaldinjo donte gjithmonë të festonte ndërsa Maldini ishte më i forti me kokë. Kaka ishte shumë i mirë në driblimndërsa Serxhinjo më i shpejti. Gatuzo më i vendosuri. Vinte gjithmonë i pari në stërvitje dhe largohej i fundit.
Çfarë mund të thoni për Foneskën që ka qenë trajneri Shakhtarit?
Nuk e di nëse është zyrtare apojo, mund të them që Paulo punoi mirë në Ukrainë dhe la gjurmë. Ai është një person kompetent dhe i denjë. Një personazh tejet serioz. Nuk e di se çfarëplanesh ka Milani, por supozojqë drejtuesit do të japin disashpjegime për zgjedhjen e tyre.
Cilin do t’i këshillonit Milanit për rolin e sulmuesit?
Më duket logjike pas lamtumirës së Zhirusë, një sulmuesi parë i vërtetë që gjithashtubëri gjëra përrallore, nevojitetnjë tjetër në lartësinë e tij. Zëvendësimi i francezit s’do të jetëi lehtë. Pa të, do të duhet njëtjetër sulmues i vërtetë, i aftëpër të garantuar 16-17 gola.Problemi i ekipit në kohët efundit ka qenë ai i sulmuesveqë shënojnë pak.
A do të ishte Lukaku zgjedhja e duhur për Milanin?
I njohim karakteristikat e Lukakut megjithatë, shumë varet nga mënyra se si trajneri ka ndërmend të luajë. Nga ana ime do t’i këshilloja Milanit, Tsingakovin dhe Dovbikun e Gironës.
Në fund, ndonjë parashikim për favoritët në Europian?
Anglia, Franca, Spanja, Italia, e cila ka shumë variacione,Gjermania. Por Belgjika, Kroacia dhe Austria, shumë solide, janë gjithashtu ekipe të mira.
PANORAMASPORT.AL