Wednesday, 29. April 2026
Sport

Shevchenko zgjedhet në krye të Federatës së Futbollit të Ukrainës

GS 25/01/2024 1 Min. Lesezeit

Andriy Shevchenko është zgjedhur president i ri i Federatës Ukrainase të Futbollit.

Ish-futbollisti i Dinamo Kievit, Milanit dhe Chelseat i fitoi 93 nga 94 votat e mundshme në kongres, njoftojnë mediat ukrainase.

Pra, Sheva u votua me vendim unanim të delegatëve, ndërsa ai nuk e shfrytëzoi mundësinë e votës së 94-t për veten e tij.

Legjenda ukrainase është golashënuesi më i mirë i Kombëtares së vendit të tij me 48 gola nga 111 ndeshje, ndërsa kishte luajtur për Ukrainën nga viti 1995 deri më 2012.

Ai e kishte fituar Ligën e Kampionëve me Milanin në vitin 2003 dhe Topin e Artë në vitin pasues.

Teilen: