Një nga pikat e forta të Barcelonës është forma e shkëlqyer e portierit Shezni.Polaku, i cili la rrobat e plazhit për t’iu kthyer sërish futbollit të luajtur, është kthyer në vendimtar me paraqitjen e tij. Me atë në portë, Barcelona ka gjetur stabilitet që kur Flik vendosi në fillim të këtij viti t’i jepte polakut një rol titullari, duke zëvendësuar Injaki Penjën.
Që kur mori çelësat e portës blaugrana, ai ka zhvilluar 22 takime si titullar dhe deri më tani nuk ka humbur asnjë. Kundër Dortmundit, të martën në mbrëmje, ai do të luajë për ndeshjen e 23- të radhazi. Në 22 ndeshje të luajtura si titullar nga nisja e vitit, ai ka një rekord prej 19 fitoresh dhe vetëm tri barazime.
Dhe nëse ia del mbanë kundër Dortmundit, ai do të barazojë serinë e tretë më të gjatë të Barcelonës pa humbje në ndeshjet hapëse. Një markë që nuk zotërohet nga askush tjetër përveçse legjenda Johan Krojf.
PANORAMASPORT.AL