Sunday, 16. August 2026
Sport

Shezni nuk e fsheh: Djali im është tifoz me… Realin

GS 31/01/2025 1 Min. Lesezeit

Portieri i Barcelonës, Voiçek Shezni, gjatë një interviste të dhënë së fundmi, nuk e ka fshehur faktin se djali i tij është një tifoz i Real Madridit. 

shezni

Polaku pak kohë më parë u rikthye nga pensionimi për të nënshkruar me gjigantët katalanas. 

Gjatë kësaj interviste, Shezni ndër të tjera tha se djali i tij është një tifoz i Real Madridit, por që dalëngadalë po mësohet me yjet e Barcelonës. 

“Djali im është tifoz i Real Madridit dhe unë s’mund të bëjë asgjë. Ngadalë po mëson se Lamin Jamal nuk është i dobët, Levandovski nuk është i dobët dhe Pedri nuk është i dobët. Tani ai është i lumtur që po fitojmë ndeshje dhe kjo është normale”, u shpreh portieri.  34-vjeçari deri tani me Barcelonën ka zhvilluar 6 ndeshje dhe ka pësuar 8 gola. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: