Monday, 25. May 2026
Sport

Shezni si hajmali, Barcelona ka zero humbje me të

GS 25/02/2025 1 Min. Lesezeit

Vojçek Shezni ka zënë vend në portën e Barcelonës. Pas disa muajsh ambientimi, polaku tashmë është zot i portës dhe me të titullar mes tri shtyllave, Barça nuk e ka njohur kurrë humbjen.

dfgfdggfddgfdgfgdfgfd

Pasi bëri debutimin e tij në ndeshjen e parë të vitit 2025 kundër Barbastros në Kupën e Mbretit, performanca e tij e bindi trajnerin Hansi Flik i cili, që atëherë, me përjashtim të ndeshjes së Getafes, ka zgjedhur ish-juventinin si titullar.

Ai ka luajtur tashmë 11 ndeshje për Barçën dhe ende nuk ka humbur. Polaku ka grumbulluar 10 fitore dhe një barazim, atë ndaj Atalantës në Champions League. Në këto ndeshje ai ka pësuar 11 gola, teksa në dy të fundit e ka ruajtur të paprekur portën e tij.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: