• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sheznji i jep lamtumirën Juventusit

14/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vojçeç Zheznji i ka dhënë sot lamtumirën përfundimisht skuadrës së Juventusit. Portieri polak, i cili iu bashkua bardhezinjve në vitin 2017, ka ndërprerë me marrëveshje bashkëpunimin me klubin italian një vit para fundit të saj.

Juventusi ka zgjedhur t’i besojë të riut Mikele Di Gregorio në ciklin e ri që po nisën me trajnerin Tiago Mota dhe Sheznji ishte lënë përfundimisht jashtë planeve.

Sot, klubi bëri të ditur se ishte arritur akordi mes palëve për të mbyllur bashkëpunimin, duke falënderuar Sheznjin për kontributin e tij në këto vite si bardhezi.

“252 prani në ndeshje zyrtare me fanellën e Juventusit, 200 nga të cilat në Serinë A, duke u bërë i huaji i shtatë që arrin këtë kuotë ndeshjesh që nga sezoni 1994-1995. 100 ndeshje pa pësuar gol, 9 penallti të pritura mes Serisë A dhe Ligës së Kampioneve si dhe një përqindje pritesh prej 73% që e vendos në vendin e parë në këtë klasifikim të veçantë në Serinë A që nga mbërritja e tij në Torino”, renditeshin disa nga statistikat e Sheznjit në njoftimin zyrtar të falënderimit të Juventusit për portierin.

Ky i fundit gjithsesi mund ta mbyllë jo vetëm me Juventusin, por edhe me futbollin e luajtur. Ai ka refuzuar disa oferta nga Arabia Saudite dhe nëse nuk gjen ndonjë të përshtatshme në futbollin e rëndësishëm, pritet të shpallë tërheqjen e tij nga fushat e lojës.

Next Post

Torcida po bëhet gati për “40 vjetorin” e tyre, pritet spektakël!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.