• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shfryn Mauricio Poçetino: Gabimet e VAR janë qesharake

29/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mauricio Poçetino thotë se VAR po dëmton futbollin anglez me vendime si ai që i mohoi Çelsit një fitore me përmbysje ndaj Aston Vilës. Miqtë luftuan dhe pavarësisht disavantazhit 2-0 në pjesën e parë, po festonin në mënyrë të çmendur kur menduan se Aksel Disasi kishte siguruar golin e fitores në kohën shtesë.

POCETINO

Megjithatë, VAR-i vuri re një shtyrje të Diego Karlosit nga Benua Badiashilit gjatë aksionit të golit dhe kjo ishte e mjaftueshme që gjyqtari kryesor Kreig Pousën të anulonte golin. Dhe skuadra e Unai Emerisë që ndjek një vend në Ligën e Kampioneve, arriti të shmangë humbjen në “Stamford Bridge” dhe mbetur në pozicionin për të luftuar për vendin e katërt. “Ne duhet t’ia shpjegojmë këtë njerëzve”, tha Poçetino pas ndeshjes të shtunën. “Nuk dua të flas keq për arbitrin, por është e pabesueshme, është qesharake. Është vërtet e dhimbshme pasi ka dëmtuar futbollin anglez, imazhin, madje edhe lojtarët e Aston Vilës dhe tifozët që nuk e kuptuan pse.

Ai (arbitri) tha se ishte një faull dhe nëse e shihni ndërhyrjen, është një dyluftim. Por nëse çdo dyluftim si ky është faull, atëherë ne nuk do të përfundojmë me 11 lojtarë në asnjë ndeshje”, shtoi tekniku argjentinas në konferencën për shtyp, skuadra e të cilit mbetet në mesin e klasifikimit, me 48 pikë pas 33 javësh.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Miqësoret e qershorit, stadiumi ku do të luajë Shqipëria

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.