Shifër marramendëse e biletave të pashitura, Botërori i klubeve zhgënjen me numrin e tifozëve!
Botërori i klubeve po zhvillohet në Amerikë. Plot 48 ndeshje u zhvilluan në fazën e grupeve dhe mbi 1 milionë bileta nuk u shitën në total.
Për 48 ndeshje ishin në dispozicion 2.95 milionë bileta. Në anën tjetër kanë ndjekur ndeshjet rreth 1 milion e 670 mijë tifozë.
Interesi pritet të shtohet në vijim, pasi do të ketë përballje gjigantësh.
Deri tani interesi nga tifozët është konsideruar mjaft i ulët.