Friday, 15. May 2026
Sport

Shifra jubilare e Yamalit te Barcelona

GS 29/04/2025 1 Min. Lesezeit

Supertalenti Lamine Yamal është shumë afër që të arrijë shifër jubilare të ndeshjeve te skuadra e Barcelonës.

Yamali të mërkurën pritet ta luajë ndeshjen e 100-të me fanellën e gjigantit katalunas.

Barça të mërkurën nga ora 21:00 e pret Interin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e kthimit luhet më 6 maj.

Edhe pse ende vetëm 17-vjeçar, Yamali, ka thyer shumë rekorde. Ai është golashënuesi më i ri i La Ligas e po ashtu futbollisti më i ri që e ka fituar Kampionatin Evropian.

Spanjolli Yamal është futbollist shumë i rëndësishëm për Barçën kurse në vitin 2023 debutoi me ekipin e parë.

Në 99 ndeshjet e zhvilluara deri më tani për Barcelonën, Yamali ka kontribuar me 21 gola dhe 33 asistime. Ka tre trofe të fituar.

Teilen: