Sunday, 15. March 2026
Sport

Shifrat zhgënjyese të norvegjezit, Haland nuk ka shënuar asnjë gol në 6 finale

GS 28/05/2024 1 Min. Lesezeit

Sezon i jashtëzakonshme në kampionat, thuajse i padukshëm kur situata bëhet serioze në kupa.

haland

Shifrat e Erling Halandit, yllit të Sitit kanë nisur të bëhen një çështje. Sulmuesi norvegjez ka zhgënjyer në finalen e Kupës FA, të cilën “qytetarët” e humbën me komshinjtë e tyre të Junajtid, duke nxitur një statistikë negative që e ka parë si protagonist që kur iu bashkua projektit të kampionëve anglezë.

Në fakt, në gjashtë finalet e luajtura me Sitin, 23- vjeçari i lindur në Lids nuk ka shënuar asnjëherë gol. Akoma më keq po të kemi parasysh edhe gjysmëfinalet e luajtura: kjo e dërgon shifrën 9 ndeshje të luajtura pa asnjë gol në total.

Një fakt, kjo është befasuese nëse shikojmë performancën e tij në Premier Ligë, ku Haland është një makineri golash: 63 në 66 ndeshje në total, të cilat e kanë ndihmuar atë që të fitojë trofeun e “Këpucës së Artë” në dy sezonet e tij të parë në Angli.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: