Interi po përgatit një listë të gatë emrash për të zëvendësuar Romelu Lukakun dhe njëri prej tyre është edhe Florian Balogun.
Ylli i ri i Arsenalit shkëlqeu me Stade Reims në Francë këtë sezon si i huazuar dhe për këtë arsye “Topçinjtë” nuk do të lejojnë që amerikani t’i largohet kaq kollaj.
Siç bëjnë me dije mediat angleze, Arsenali kërkon plot 50 milionë paund për shërbimet e 22-vjeçarit, një shifër kjo thuajse e papërballueshme nga ana e Interit, që mund të heqë dorë.
PANORAMASPORT.AL