Ardhja e Igor Tudorit te Juventusi ka sjellë një risi sa i përket shirit të kapitenit. Nuk është se do të ketë ndryshime cilësore, por më mirë le të themi se do ta mbajë të pandryshuar, duke bllokuar logjikën e rotacionit që propozoi dhe ndoqi Tiago Mota gjatë periudhës së tij si trajner.
Lokateli që prej disa muajsh është “pronari” i shiritit, do të jetë edhe ai që do të drejtojë grupin deri në fund të sezonit, me përjashtim nëse mesfushori nuk mbetet jashtë formacionit për zgjedhje teknike ose pezullime.
Alternativa do të shihet midis të tjerëve, që janë disi më të vjetër, duke nisur nga Gati te Mekeni. Ky i fundit është i vetmi lojtar i grupit aktual që ka qenë në skuadër edhe kur Tudor (në sezonin 2020-2021) bënte pjesë në stafin e Pirlos.
LIDERËT- Ndër më të vjetrit te Juventusi aktual janë edhe Perin e Pinsolio. I pari ka qenë kapiten te Xhenoa dhe shpesh ka marrë përgjegjësinë për të dalë para pas disa paraqitjeve të këqija këtë vit. I dyti (në skuadër që nga viti 2017) është një nga referencat e dhomës së zhveshjes dhe po përpiqet të ndihmojë në këtë periudhë delikate.
Ndër elementët e grupit që mund të japin një kontribut të rëndësishëm në terma lidershipi, janë edhe Kalulu dhe padyshim Vlahoviç, i cili është në kërkim të një “rilindjeje” pas muajve të fundit të kaluar në vështirësi. Shumë, sidomos në terma reagimi, pritet nga Kopmeiners, një nga lojtarët më larg pritshmërive.
PANORAMASPORT.AL