Saturday, 14. March 2026
Sport

Shitej nga Barcelona si më i shtrenjti në botë, ndahet nga jeta njeriu që i dha Championsin Interit

GS 09/07/2023 1 Min. Lesezeit

Bota e futbollit ka humbur ditën e sotme një nga legjendat që ka lënë gjurmë në këtë sport. Ish-mesfushori Luis Suarez Miramontes ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare, duke lënë pas kujtimet e jashtëzakonshme si një mesfushor që shkruante historinë duke fituar edhe “Topin e Artë” mes shumë trofeve të tjerë.

shirit vdekje

Luis Suarez fitonte 2 herë Ligën e Kampioneve me Interin në sezonet 1963-64 dhe 1964-65. Suarez është mesfushori më i shtrenjtë për kohën e tij, i cili u shit për 140 mijë paund nga Barcelona te Interi ndërkohë që në vitin 1960 ka fituar edhe Topin e Artë.

Suarez ka fituar me Barcelonën 2 tituj kampionë, 2 Kupa Mbreti, 3 tituj në Itali e shumë trofe të tjerë.

luis_suarez_balon_de_oro

PANORAMASPORT.AL

Teilen: