Një koleksion prej 6 fanellash të kombëtares së Argjentinës, të përdorura nga Lionel Mesi në Kupën e Botës 2022 të Katarit, u shitën në ankand për 7.8 milionë dollarë nga shtëpia “Sobethy” në Nju Jork, si pjesë e një eventi, ku një pjesë e fitimeve do të shkojnë për bamirësi.
Lionel Messi’s worn World Cup jerseys have been sold during a public auction in New York for $7.8M 🤯💰 pic.twitter.com/Q3YCqKjbDb
— All About Argentina 🛎🇦🇷 (@AlbicelesteTalk) December 14, 2023
Lionel Messi’s six game-worn 2022 World Cup shirts have sold for £6m at auction. £1m-per-shirt 😲👕 pic.twitter.com/pZVsQpdZR7 — Football on TNT Sports (@footballontnt) December 14, 2023
Me këtë çmim, ky koleksion ishte shumë larg rekordit për artikullin më të shtrenjtë sportiv të shitur në ankand në histori, i cili i përket një fanelle të Chicago Bulls, të veshur nga Majkëll Xhordan në ndeshjen e parë të finaleve të NBA-së, 1998. Sezoni i famshëm i ‘Last Dance’, e cila u shit gjithashtu nga “Sotheby” në 2022 për 10.1 milionë dollarë.
PANORAMASPORT.AL