• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shitet në ankand për shumën marramendëse makina Ferrari e vitit 2001

27/05/2025
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Makina Ferrari “F2001” e drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i dha atij titullin e katërt botëror në Formula 1 (i dyti me të “kokëkuqen”) u shit në ankand për 18.17 milionë dollarë (pothuajse 16 milionë euro).

Ky është një rekord të ri për një makinë njëvendëshe të drejtuar nga piloti gjerman, i cili mungon nga skena publike pas aksidentit me ski të vitit 2013. Rekordi i mëparshëm ishte 13.2 milionë dollarë për makinën F2003-GA (vendosur në vitin 2022).

Shitja u zhvillua në një ankand të organizuar nga RM Sotheby’s pak para provave zyrtare të garës së fundit në Montekarlo. Pikërisht në këtë pistë Schumacher fitoi 24 vite më parë me makinën që sapo u shit në ankand.

Atë vit Ferrari fitoi edhe kampionatin botëror të konstruktorëve. F2001 i shitur së fundmi është makina e katërt më e shtrenjtë në historinë e Formula 1. Në krye të listës është Mercedes W196 R e vitit 1955, drejtuar nga Juan Manuel Fangio dhe Stirling Moss. Ajo është shitut në fillim të këtij viti për 54 milionë dollarë.

Next Post

Vetëm një sezon te Laçi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.