• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shitja e klubit kap shifrën marramendëse

19/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

E bujshme në NBA! Los Angeles Lakers, një nga klubet më ikonike dhe më të suksesshme në Ligën Amerikane të Basketbollit, është gati të ndryshojë pronar pas 46 vitesh.

Sipas gazetarit të njohur të ESPN, Shams Charania, familja Buss që ka kontrolluar ekskluzivitetin e klubit kalifornian që nga viti 1979, ka një marrëveshje për t’ia shitur pjesën më të madhe të aksioneve Mark Walter, CEO dhe kreu i TWG Group.

Kjo është një kompani që zotëron tashmë një pakicë të aksioneve që nga viti 2021 dhe ka investime kudo në botën e sportit.

Shifra e shitjes, ende për t’u zyrtarizuar, do të ishte befasuese: rreth 10 miliardë dollarë.

Një shumë vërtet e jashtëzakonshme nëse kujtoni se Boston Celtics u shit për 6.1 miliardë dollarë vetëm tre muaj më pare.

Jerry Buss, e bleu Los Angeles Lakers nga Jack Kent Cooke 46 vjet më parë për shumën 67.5 milionë dollarë. Kështu, Lakers bëhet skuadra më e shtrenjtë në historinë e basketbollit.

Marrëveshja ende duhet të ratifikohet nga NBA, e cila ka të drejtën e vetos për çdo transferim të pronësisë së ekskluziviteteve të saj. Sipas thashethemeve, Jeanie Buss do të mbetet si “Guvernator”, duke përfaqësuar Lakers në takimin e pronarëve të NBA.

Me Jerry Buss në krye, Lakers përjetuan vitet e “showtime” dhe 5 titujt e fituar me Magic Johnson. Pastaj edhe 5 tituj me Shaquille O’Neal, Kobe Bryant dhe Phil Jackson si simbole të klubit. Në fund edhe titulli i ardhur në vitin 2020 me LeBron James.

Next Post

​Payet paditet për dhunë psikologjike e suksuale nga ish-e dashura

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.