• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shkaktoi dhunë në qytetin gjerman/ Vuçiç krenohet me të birin: E provokuan shqiptarët

25/06/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar tashmë zyrtarisht se djali i tij Danilo ishte i pranishëm në aktet e dhunës që ndodhën në qytetin Gelsenkirchen në Gjermani, në prag të ndeshjes mes Anglisë dhe Serbisë.

Gjatë një interviste për mediat vendase, Vuçiç u shpreh se djali i tij dhe serbë ishin ulur në një lokal, kur u sulmuan me karrige nga një grup shqiptarësh, tifozë të Schalkes.

Sipas Vuçiç, tifozët shqiptarë i ka shqetësuar prania e flamujve të Serbisë në kafenenë ku po qëndronin djali i tij dhe tifozët, ndërsa ndihet krenar që Danilo nuk e ka turpëruar, por i është kundërpërgjigjur sulmit.

“Kanë qenë kryesisht shqiptarë, tifozë të Schalkes, i kanë sulmuar me karrige. Ishte interesante qasja e policisë gjermane që kërkoi arrestimin e tifozëve serbë. Nuk e di se çfarë duhet të bëjë dikush kur e sulmojnë me karrige dhe shishe. Ata u ulën të qetë dhe po hanin. Ishte e vetmja kafene me flamur serb dhe kjo i shqetësonte. Unë e dua djalin tim. Ai nuk e turpëroi babanë e tij në asgjë”, tha Vuçiç.

Next Post

“Do doja t’i jepja një dorë”, De Biasi sërish në Kombëtaren shqiptare? Tregon nëse do zgjidhte formacion ndryshe nga Sylvinho

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.