Stefano Pioli nuk do të marrë drejtimin e Romës pas shkarkimit të De Rossit. Mbrëmë, ish-i i Milanit u kontaktua nga Roma, por e refuzoi ofertën dhe tani po niset për në Arabi (nënshkrimi pritet sot).
Emrat e tjerë si alternativa për zëvendësimit e De Rossit janë Sarrit dhe Allegri, por duket e vështirë, për të mos e pamundur, që ata ta pranojnë këtë detyrë. Ndoshta familja Friedkin mund të zgjedhë një emër surprizë, siç ndodhi me vetë De Rossin në janar.
Lista e emrave të mundshëm për të marrë drejtimin e verdhekuqve, pas vendimit tronditës për të larguar Daniele De Rossin, i cili pak muaj më parë kishte nënshkruar kontratë trevjeçare, është e gjatë.
Një tjetër alternativë mund të jetë gjermani Tuchel, i cili, megjithatë, nuk ka përvojë në Itali, apo Terzic, që u largua në fund të sezonit të kaluar nga Dortmundi.
Një tjetër emër që shfaqet është ai i Conceiçaos, i cili, megjithatë, si ish-lojtar i Lazios u shpreh pak ditë më parë: “Kurrë te Roma”.