• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shkarkimi lë pasoja, tani Juventusi duhet të shesë

27/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shkarkimi i Tiago Motës rrezikon të ketë pasoja në organikën e Juventusit në merkato, sidomos për Andrea Kambiazon. Nuk bëhet fjalë për llogari personale, por për bilancin.

juventus

Çdo gjë ka një çmim, edhe në futboll, dhe ndërrimi i trajnerit italo-brazilian në mes të sezonit nuk është pa pasoja për arkën e Juventusit, pasi, përveç një rikapitalizimi të mundshëm nga “Exor”, kasa e klubit bardhezi do të duhet të gjejë nga merkato shpenzimin ekstra të paparashikuar në bilanc pas divorcit nga ish-trajneri dhe stafi i tij. Janë rreth 30 milionë euro që duhet të mblidhen, mes 15 milionëve bruto të Motës (kontrata deri në vitin 2027) dhe shuma e ngjashme që drejtuesit e Juventusit kishin parashikuar për të mbledhur deri në fund të qershorit.

Arsyeja pse është kjo shumë, lidhet me faktin se “Eksor” ka kërkuar që skuadra të mos humbasë më shumë se 30 milionë euro në sezon. Në pritje për të kuptuar nëse Xhon Elkan do të hapë sërish portofolin, Kristiano Xhuntoli është i detyruar të punojë në rrugën më të komplikuar, atë të rifinancimit përmes merkatos deri më 30 qershor. Kandidati kryesor për t’u larguar është Kambiaso, i cili në merkaton e dimrit ishte në planet e Sitit për 60 milionë euro.

KAMBIAZO-SITI- Në janar, mbrojtësi i krahut ishte shumë afër Sitit, por që nuk u arrit të bëhet marrëveshja dhe Kambiazo mbeti në Torino. Siti kishte parashikuar një shifër prej rreth 60 milionë euro për italianin dhe, sipas mediave angleze, ata nuk e kanë ndryshuar mendimimin e tyre. Këtë herë, Juventusi duket i detyruar ta hapë plotësisht. Çështje bilanci dhe llogarish për të rregulluar.

VLAHOVIÇ- Nëse do të varej vetëm nga Juventusi, i pari që do të sakrifikohej, do të ishte Dushan Vlahoviç. Serbi, i gatshëm të kthehet në qendër të projektit me Igor Tudor, nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën (skadon në vitin 2026) dhe gjatë verës do të hidhet në merkato. Kohët e lamtumirës nuk parashikohen të jenë të shkurtra, si vitin e kaluar me Kiezën dhe është e vështirë që plusvalenca të mjaftojë për të kompensuar largimin e Motës, për shkak të vlerës së ulur të sulmuesit.

Më e mundshme është rruga e shitjes së dy lojtarëve, si alternativë ndaj asaj të Kambiazos. Mbangula preferohet jashtë Italisë dhe bardhezinjtë shpresojnë të realizojnë një shitje pozitive me rreth 15 milionë euro. Duhet parë me kujdes edhe situata e Gatit, për të cilin janë të interesuar sidomos klubet e Premier Ligës. Një vit më parë Njukasëlli ishte i gatshëm të ofronte 25 milionë euro.

JILDIZ – Xhuntoli ka gjithashtu një as nën mëngë që do dëshironte mos ta përdorte kurrë: Kenan Jildiz. Turku ka arritur te Juventusi me parametra zero në vitin 2022 dhe pëlqehet nga shumë klube të mëdha europiane, aq sa agjenti i fuqishëm Horge Mendez ka informuar tashmë Juventusin për interesimin që ka lindur në Mbretërinë e Bashkuar, nga Çelsi te Liverpul dhe Mançester Junajtid. Në Kontinasa nuk do të donin të zbrisnin nën 80 milionë euro për kartonin e tij.

Është një shumë që nuk është e lehtë të merret, veçanërisht në fillim të qershorit. Pa harruar faktin se Jildiz dëshiron që të qëndrojë në Torino dhe të paraqitet në Kupën e Botës për Klube me numrin 10. Dhe si lojtari më i dashur nga tifozët dhe sponsorat, mund të jetë një avantazh ekonomik edhe për klubin për të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Tetova: Jam i kënaqur, barazimi është rezultat pozitiv

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.