• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shkarkohet pas 20 vjetësh shefi i Red Bullit në Formula 1, Christian Horner

09/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas 20 vjetësh, Red Bulli në Formula 1 ka vendosur të ndajë rrugët me shefin e skuadrës, Christian Horner. Vetë Horner ka thënë se nuk i është dhënë arsye e qartë për shkarkimin e papritur nga skuadra.

Sipas komentatorit të Sky Sports F1, Martin Brundle, Horner është larguar pa ndonjë shpjegim të qartë.

“Jam në pritje të flas me Christianin më vonë gjatë ditës. I dërgova një mesazh ku i thashë: ‘Më vjen keq që po e lexoj këtë [për largimin tënd]’. Në fakt, i kërkova të flisnim para se të dilja në televizion, sepse doja të dija më shumë nga këndvështrimi i tij, por ai nuk mundi ta bënte këtë. Ajo që më tha ishte se nuk iu dha asnjë arsye përse u largua. Ky është i vetmi informacion i sigurt që kam”, ka thënë Brundle.

Brundle e përshkroi lajmin si “shokues” dhe e pranoi se erdhi krejt papritur, por shtoi se kishte “probleme në ekip” dhe se kishte dëgjuar fjalë “nga kampi i Max Verstappenit dhe të tjerët”.

“Jam mjaft i trishtuar për këtë, sinqerisht. E konsideroj Christianin një mik dhe ai ka bërë punë të jashtëzakonshme gjatë këtyre 20 vjetëve – ka fituar shumë gara dhe kampionate bote për pilotë dhe për ekipin. Ai e transformoi skuadrën. Por kohëve të fundit nuk ka qenë e vështirë të kuptosh se gjërat nuk po shkonin mirë”, ka thënë Brundle.

Horneri ka qenë në qendër të vëmendjes që nga fillimi i vitit të kaluar, kur u përball me akuza për sjellje të papërshtatshme nga një punonjëse femër e ekipit Red Bull.

Komentatori Brundle e cilësoi këtë çështje si “ndoshta pjesë e arsyes” për largimin e Hornerit, por shtoi se arsyeja kryesore lidhet me përplasjet dhe kundërshtimet që ai kishte brenda ekipit, veçanërisht nga kampi i pilotit Max Verstappen.

“Mendoj se kjo ndikon edhe në mundësinë që Verstappeni të qëndrojë në ekip. U bë disi personale, le ta quajmë ‘Ekipi Verstappen’ “, shton ai.

 

Next Post

Tirana dhe Teuta “shkëmbejnë” portierët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.