Rezultatet e dobëta në sfidat e para të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, lëkundën jo pak pozitat e teknikut, Fernando Santos në krye të pankinës së Polonisë, mirëpo humbja e fundit ndaj “legjionarëve” tanë, duket se i ka dhënë goditjen fatale.
Pas shkarkimit të portugez nga stoli i Kombëtares polake, Federata e këtyre të fundit ka prezantuar këtë të mërkurë trajnerin e ri, i cili do të jetë trajneri i Kombëtares U-21 të Polonisë, Michal Probierz.
“Michal Probierz është trajneri i ri i kombëtares polake. Kjo është zgjedhja më e mirë e mundshme. I uroj trajnerit të ri fat”,- thuhej në komunikatën zyrtare të Presidentit të Federatës Polake të Futbollit, Cezary Kulesza. /i.m /abcnews.al