• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shkeli rregullat e fshatit olimpik, Paraguai përjashton notaren

05/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ka përfunduar keq aventura e paraguaianes Luana Alonso, në Lojërat Olimpike, “Paris 2024”. Nga ana sportive e mbylli pa medaljen e lakmuar, madje nuk doli mirë as në garën e saj. Notarja ka marrë një deklaratë nga Komiteti Olimpik i Paraguait që i kërkon të largohet menjëherë nga fshati Olimpik.

Arsyeja e këtij vendimi është se “prania e saj në ambientet e fshatit olimpik po krijon situata të papërshtatshme” për pjesën tjetër të skuadrës. “Ju kërkohet menjëherë të largoheni nga Fshati i Olimpik. Prania juaj po krijon një mjedis të papërshtatshëm brenda Ekipit të Paraguait. Ju nuk zbatuat rregulloren dhe me vullnetin tuaj e kaluat natën jashtë Fshatit Olimpik – tha Larissa Schaerer, shefe e misionit të Komitetit Olimpik të Paraguait, në njoftimin dërguar notares në adresën e saj elektronike.

Luana ka thyer rregullat e skuadrës. Ajo është larguar nga fshati olimpik duke e kaluar natën jashtë për të shkuar në Disneyland, nga ku ka postuar edhe imazhet në rrjetet sociale. Kjo gjë është quajtur shkelje e rregullave të përcaktuara më parë nga drejtuesit e skuadrës përfaqësuese të Paraguait në fshatin olimpik, gjatë olimpiadës Paris 2024.

Next Post

Ndodh edhe kështu, vizitoi pa leje Disneyland-in në Paris, përjashtohet nga fshati olimpik

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.