• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shkëlqejnë Mihaj e Muja/ Lojtarët kuqezinj, protagonistë në Portugali e Turqi

02/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Futbollistët shqiptarë ishin të rëndësishëm edhe këtë fundjavë në Europë. Në veçanti u dalluan Enea Mihaj në Portugali dhe Arbnor Muçolli në Turqi. Është në kombëtare dhe dëshiron të thotë se e meriton,

Enea Mihaj vazhdon të përmirësohet e padyshim është një alternativë e rëndësishme për trajnerin Silvinho, aq më tepër në mungesë të Ajetit. Mbrojtësi kuqezi u bë protagonist në Superligën e Portugalisë duke dhënë një asist me thembër.

Skuadra e tij, Famalikao, u mund 1-2 në fushën e Vitorias së Gimareshit, por Mihaj e bëri të vetën.

Në minutën e 17-të, ai shërbeu për barazimin e përkohshëm 1-1. Ndërkaq, në Turqi, shpëthen një lojtar I kombëtares, që këtë herë është lënë jashtë, ashtu siç nuk u mor as në Europian.

Ky është Arbnor Muja, që ka kaluar tek Samsunspori në Superligën turke, dhe në ndeshjen e fundit ishte një hero i vërtetë. Samsunspori fitoi 5-0 në stadiumin e Hatajsporit, dhe futbollisti ofensiv I krahut realizoi golin e parë në minutën e 37-të.

Pas pushimit, ai e bëri më të sigurt suksesin duke dhënë pasimin për golin e dytë shënuar nga Marius.

Po në Turqi ishte përballë dy lojtarë të kombëtares. Ernest Muçi i Beshiktashit dhe Rej Manaj I Sivasporit luajtën si titullarë, dhe skuadra e Stambollit fitoi 2-0 me gola të shënuar nga Çiro Imobile me penallti në pjesën e parë, dhe Zhedson Fernandes në minutën e parafundit.

Muçi luajti 62 minuta, ndërsa Manaj deri në fund, e në fushë ishte edhe sulmuesi I Kosovës, Milot Rashica.

Next Post

Ballkani përshëndetet me trajnerin Ilir Daja

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.