Milani arriti një fitore të madhe kundër PSG-së në “San Siro” për të mbajtur gjallë shpresën e kualifikimit në Champions. “Panorama Sport” sjell për lexuesit e saj notat dhe vlerësimet e lojtarëve kuqezi për këtë sfidë.
MENJA 7 – Në pjesën e parë bëri një dalje fantastike në minutën e 25-të kundër Mbapesë. Administron me kujdes prapavijën, por ka edhe fat te traversa e Dembelesë dhe shtylla e Li.
KALABRIA 6,5 – Mbape është një klient i komplikuar, por dje kampioni francez e humbi duelin në total me kapitenin e Milanit. Ai bëri një ndeshje të madhe, pa asnjë gabim duke ndihmuar në fazën sulmuese.
TOMORI 7 – I vendosur keq te goli i Shkrinjarit, por i falet, sepse më pas bëhet “muri” tipik në zemër të mbrojtjes. Futi në xhep Muanin dhe Ramosin. Flirtoi edhe me golin, por Donaruma ia mohoi atë kënaqësi.
ÇAU 7 – I ndihmuar edhe nga Tomori zhvilloi një ndeshje të kujdesshme dhe në ajër është monstruoz. Gjithnjë i pastër në ndërhyrje dhe në mbylljen e zonave.
TEO 7 – Treni francez u rikthye që të dominojë në krahun e tij, siç nuk e kishte bërë prej kohësh. Shërbeu një asist perfekt për golin e Zhirusë dhe mundi vëllanë e tij Lukasin në këtë duel edhe familjar.
LOFTUS-ÇIK 8 – Pas vetëm 6 minutash ka në pjatë topin që mund të çonte Milanin në avantazh, por gjuajti keq. Megjithatë, e rriti lojën aq shumë saqë dominoi si përbindësh fizikisht dhe teknikisht në mesfushë. I jashtëzakonshëm!
REIJNDERS 6.5 – Iu desh atij të luante para mbrojtjes dhe jo Musahut. U përpoq të bënte edhe regjisorin, por shumë sukses. Pati një gjysmërasti për gol, por shënjestra e tij është shumë e dobët. Fantastik në pjesën e parë, por bie në të dytën.
MUSAH 6.5 – Në fillim të ndeshjes shpërdoroi një rast të artë duke gjuajtur lehtë drejt Donarumës. Më pas nisi të bëjë punën “e pistë” në mesfushë dhe u jep shkelma të gjithëve. Gjysmë note më pak për atë karton të verdhë që do t’i kushtojë Dortmundin. (Nga min. 84 Kruniç pa notë).
PULISIÇ 5,5 – I rikthyer pas një problemi muskulor amerikani ishte më i dobëti për Milanin. Pati vetëm një rast në minutën e 40-të, por e humbi. I pasaktë në pasime dhe i pazoti në markim. (Nga min. 92 Florenci – pa notë).
ZHIRU 8 – Edhe pse 37 vjeç lufton me bërryla, me zemër dhe në fund shënon. Mbrëmje e madhe për francezin që gatoi golin për Leaon dhe shënoi me kokë duke shtypur Shkriniarin. Nuk bën më kthesat e dikurshme, por sa mirë shënon…
LEAO 8 – I zemëruar nga kritikat, portugezi përgjigjet duke bërë një ndeshje prej kampioni. Goli që shënoi ishte thjesht spektakolar. Në fazën sulmuese u kall frikën rivalëve si askush tjetër. Ishte një ndeshje për kornizë sepse edhe mbrojti shumë. (Nga min. 85 Okafor 6 – Sapo hyri rrezikoi të shënonte. Impakt superpozitiv me ndeshjen).
TRAJNERI PIOLI 7 – E cilësoi si ndeshjen e së vërtetës dhe kështu rezultoi. Mori hak pas shumë kritikave dhe bëri mirë që e priti PSG-në më afër zonës së tij. Goditi çdo lëvizje dhe mori një fitore të madhe.
PANORAMASPORT.AL