• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shkëlqen Franko Burraj, “shpërthimi” si Bolt sjell kualifikimin

03/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Franko Burraj shkëlqen në raundin para eliminator të garës së 100 metrave, një ndër më spektakolaret dhe eventi më i ndjekur historikisht në Olimpiadë. Në baterinë e tretë të para eliminatoreve, 25-vjeçari shqiptar doli i dyti. Duke ndalur kronometrin në 10.60 për t’u kualifikuar në raundin e parë.

Ishte një konkurrim me shpirt, zemër po mbi të gjitha shumë inteligjencë për atletin që në korsinë e katërt, pati një nisje jo shumë të mirë. Duke qenë i katërti. Por në 50 metrat e fundit, Burraj “shpërtheu” me hapin e gjatë në stilin Usain Bolt, duke rikuperuar.

Në vijën e finishit me sy të lirë krijoi idenë se ia kishte dalë të zinte vendin e tretë. Gjithsesi përsëritja e pamjeve me ngadalësim dhe foto-finishi konfirmuan se Burraj, duke vepruar me mjaft inteligjencë me zgjatjen e hapit dhe kokës në hapin e fundit, u rendit i dyti.

Pozicion që garantoi kualifikimin. Një gjest i jashtëzakonshëm i Burrajt, i cili në hapin e fundit siguroi vendin e dytë, i domosdoshëm për t’u kualifikuar për më tej. Pikërisht falë asaj tej zgjatjeje me këmbë e kokë në hapin e fundit.

Padyshim një performancë që entuziazmon publikun shqiptar. Me Burrajn që dhuroi një përfaqësim dinjitoz në eventin më të madh sportiv të vitit.

Teksa me kohën 10.60 jo vetëm u afruar me vetëm 4 të qindtat me rekordin shqiptar në garën e 100 metrave. Ndërkohë që regjistroi dhe rekordin personal në këtë kategori.

Një arritje kjo edhe më domethënëse nëse marrim parasysh se Burraj është i specializuar në garën e 400 metrave, por garon në 100 metra në Paris 2024.

Duke qenë se ka shkuar me ftesë në Olimpiadë, me atletin shqiptar që padyshim do të tentojë edhe një tjetër kualifikim në raundin e parë.

Aty ku për të thënë të vërtetën vështirësia shumëfishohet me konkurrencën që do të jetë shumë më e fortë.

Next Post

Inzaghi, krenar me vëllain e tij

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.