Sunday, 29. March 2026
Sport

Shkëlqen Mbappe, PSG-ja shënon fitoren e parë të sezonit

GS 26/08/2023 1 Min. Lesezeit

Paris Saint-Germaini ka regjistruar fitoren e parë për këtë sezon në Ligue 1.

Pas dy barazimeve radhazi, skuadra e drejtuar nga Luis Enrique mposhti sonte Lensin, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë.

  

Ndeshja e zhvilluar në “Parc des Princes” përfundoi me rezultatin 3:1.

Marco Asensio (45′) dhe Kylian Mbappe (52′, 90+1′) shënuan në fitoren e kampionit në fuqi të Francës.

Golin e vetëm për skuadrën mysafire e shënoi Morgan Guilavogui (90+5′)

Paris Saint-Germaini pas kësaj fitore ka pesë pikë dhe renditet i katërti në tabelë, kurse Lens është në pozitën e 16-të me vetëm një pikë.

 

  

  


Teilen: