Tuesday, 17. February 2026
Futboll Bota

Shkëlqen Vinicius, Reali reagon në kampionat me poker golash ndaj Osasunës

GS 09/11/2024 1 Min. Lesezeit

Real Madridi reagoi si një skuadër e madhe, pas humbjes së papritur në shtëpi përballë Milanit në Champions League.

Në ndeshjen e kampionatit të ditës së sotme, skuadra e Ancelottit arriti të dominojë dhe të mposhtë me rezultatin e pastër 4-0 Osasunën.

Protagonist i madh i sfidës ishte Vinicius, autor i një tregolëshi. Por nuk kishte vetëm lajme të mira për madrilenët, duke pasur parasysh dëmtimet e Rodrygo dhe Militao në pjesën e parë.

Teilen: