PSG fitoi 5-2 ndaj Chelsea-t në ndeshjen e parë për fazën e 1/16-ve në Champions League. Pavarësisht humbjes, lojtari që bëri diferencën te londinezët ishte Enzo Fernandez, më i vlerësuari në fushë nga “Blutë”.
Perfomanca e tij e mbrëmshme në “Parc des Princes” ka bindur gjithmonë e më shumë drejtuesit e PSG-së për të tentuar transferimin e bujshëm në verë, raporton “L’Equipe”.
Duke qenë se periudhës së artë të Fabian Ruiz po i vjen fundi, drejtuesit e PSG-së kanë piketuar pikërisht Enzo Fernandez si profilin e duhur për ta bërë mesfushën e tyre akoma edhe më shumë sulmuese të themi dhe për të plotësuar boshtin ideal bashkë me Vitinha-n dhe Joao Neves.
Megjithatë, largimi i Fernandez nga Chelsea nuk do të jetë aspak i lehtë. Duke qenë se argjentinasi është nën kontratë me “Blutë” deri në vitin 2032, drejtuesit e Chelsea-t nuk janë aspak në presion për largimin e tij. Gjë që mund të ndodhë vetëm nëse vjen një ofertë e jashtëzakonshme dhe shumë e vështirë të refuzuar, siç mund të jetë shifra 150 milionë euro siç është përfolur deri tani.