Fisnik Asllani ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit gjerman, Bundesliga.
Ylli kosovar ishte fantastik në fundjavë me fanellën e skuadrës së tij Hoffenheim, ndaj ish-skuadrës së tij Union Berlin.
Hoffenheim mori fitore të madhe me rezultatin 2-4, ku Asllani ishte protagonist për këtë tre pikësh me dy gola të shënuar.
Falë paraqitjes fantastike në fundjavë, Asllani ka zënë vend në formacionin e javës ku në sulm është përkrah Harry Kane.
Përpos Asllanit, vend në 11shen më të mirë të javës ka zënë edhe portieri shqiptar Diant Ramaj që bëri paraqitje fantastike për Heidenheim në humbjen 0-2 nga Borussia Dortmund.