Monday, 18. May 2026
Sport

Shkëlqeu ndaj Fiorentinës, Etrit Berisha pjesë e formacionit të javës në Serinë A

GS 24/10/2023 1 Min. Lesezeit

Portieri i Kombëtares kuqezi, Etrit Berisha padyshim ishte njeriu i ndeshjes mbrëmë në duelin Fiorentina-Empoli.

berisha

Ai arriti të bënte pritje fantastike teksa neutralizoi 6 gjuajtjet në kuadrat të vendasve. Madje në fund të sfidës ky skuadra e tij mori 3 pikët ai u zgjodh edhe lojtari më i mirë.

Ndërkohë faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, ka publikuar formacionin e javës së 9-të të Serisë A, ky portieri më i mirë është zgjedhur pikërisht Berisha.

Gardiani kuqezi regjistroi plot 7 pritje, teksa 5 prej tyre ishin brenda zonës. Ai gjithashtu bëri edhe 3 grushtime të sakta, duke u shndërruar në një hero për skuadrën e Empolit.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: