Antonio Noçerino ka folur me superlativa për mesfushorin më të ri të Interit, Davide Fratezi. Ish-mesfushori i Milanit ka arritur të shënojë 11 gola gjatë një sezoni më fanellën kuqezi, diçka jo tipike për një mesfushor dhe shpreson që Fratezi të bëjë edhe më mirë se ai.
“Fratezi është mesfushori më i fortë që kemi në Itali, e kam ndjekur prej disa kohësh. Ai mund të prodhojë gola, ka këmbë të mirë dhe personalitet. Shpresoj që të shënojë më shumë gola se unë te Milani dhe të mund të bëjë ndryshimin në kombëtare, më pëlqen shumë tek “axurrët”. Ai dhe Barela formojnë një dyshe mesfushorësh interesantë, ndoshta Fratezi shënon edhe më shumë se Barela, por janë që të dy shumë të fortë”, ka thënë italiani që më vonë u ndal edhe te Romelu Lukaku.
“Është një lojtar shumë i fortë dhe nëse më duhet të shes një të ri dhe të fortë (Vlahoviç) duhet ta zëvendësoj me një tjetër të fortë. Me sa shoh flamujt nuk ekzistojnë, nuk me habit asgjë dhe nuk i shikoj me këto gjëra. Lojtaret janë profesionistë dhe shkojnë ku te munden, nuk është më futbolli i flamujve”, përfundoi Noçerino.
PANORAMASPORT.AL